Telegrafi

Largohet trupi i pajetë i shtetasit të huaj që vdiq sot në Prishtinë

Ekipi i Mjekësisë Ligjore ka nxjerrë trupin e viktimës i cili sot vdiq në rrethana të dyshimta brenda një objekti që u përfshi nga zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, ku bazuar në të dhënat fillestare viktima shtetas i huaj në rrethana të dyshimta është gjetur i vdekur brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

Lexo po ashtu Vdes një person nga zjarri në një shtëpi në Prishtinë

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre. /Telegrafi/