Ekipi i Mjekësisë Ligjore ka nxjerrë trupin e viktimës i cili sot vdiq në rrethana të dyshimta brenda një objekti që u përfshi nga zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, ku bazuar në të dhënat fillestare viktima shtetas i huaj në rrethana të dyshimta është gjetur i vdekur brenda objektit të përfshirë nga zjarri.
Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre. /Telegrafi/