Telegrafi

Largohet reklama për dekorimet e bredhit, përmbanin motive naziste (Foto)

Seti i dekorimeve të bredhit, që përmbanin motive naziste, janë hequr nga një ueb-faqe holandeze, pas kritikave të shumta.

Reklama është larguar shkaku i shqetësimeve që kanë shprehur shikuesit, duke i konsideruar ofenduese dhe kërcënim për familjarët e viktimave të atij sistemi, transmeton Telegrafi.

Madje, 12 pjesët që do vendoseshin në bredh, kushtonin jo më pak se 1,500 euro.

“I bleva sepse janë groteske, nuk ka të bëjë me ofendime”, ka thënë një blerës në komente, duke mos dashur të identifikohet.

Shitja dhe posedimi i gjësendeve me motive naziste, është e ndaluar në Holandë, por ende nuk dihet nëse janë marra masa për rastin konkret. /Telegrafi/