Telegrafi

Largohet Pogba, vijnë këta tre lojtarë

Juventusi mund ta shesë Pogban në verë për 100 milionë euro dhe me ato para dëshiron të transferojë tre futbollistë të tjerë, raporton Tuttosport.

Isco, Axel Witsel dhe Edinson Cavani janë tre yjet që do të kërkohen nga kampioni italian, transmeton Koha.net.

Pogba është një nga mesfushorët më të kërkuar në botë, ndërsa për shërbimet e tij interesim kanë shprehur Barcelona, Real Madridi, Manchester City e PSG-ja.

Pra e gjitha kjo nëse Pogba largohet, pasi nga shitja e tij pritet të sigurohen fondet e nevojshme.