Telegrafi

Arta Nitaj largohet nga “O sa mirë” (Foto)

Arta Nitaj është një prej aktoreve shqiptare më të përfolura në mediat rozë.

Kjo në saje të imazheve seksi që sjell në rrjetet sociale, por edhe lidhjes që kurrë nuk u bë zyrtare me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endritit.

Megjithëse ka marr pjesë edhe në disa spoteve të këngëtareve, aktoren pejane të famshme e bëri seriali “O sa mirë”, ku ka luajtur rolin e “Xhesikës”.

Por, burimet e Telegrafit të afërta me këtë serialin merr vesh se aktoren nuk do ta shohim në episodet e reja gjatë sezonit të ri pasi që i ka mbaruar kontrata.

“Xhesika” pritet të zëvendësohet prej një bukurosheje të re dukagjinase, emri i të cilës do të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Theksojmë se disa prej aktorëve do t’i shohim në një turne anembanë Kosovës gjatë periudhës kohore prej një muaji – 15 korrik deri më 15 gusht, ku Telegrafi do të jetë sponsor mediatik i këtij aktiviteti veror.

Lexo po ashtu "O sa mirë" nuk do të përfundojë, aktorët me superprojekt anembanë Kosovës

Bëhet fjalë për turneun “O Sa Mirë Nights”, ku do të mbahen disa koncerte muzikore me këngëtarët më eminent shqiptar, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe aktorët e serialit të lartcekur.

Kujtojmë se edhe aktori Kushtrim Qerimi, i njohur si “Rrahmoni”, do të nis një emision veror “O sa trip”, ku me një bukuroshe do të vizitojë plazhet fantastike shqiptare – prej Ulqinit deri në Sarandë.

Lexo po ashtu Së shpejti, "Rrahmoni" me një superbukuroshe në "O sa trip" (Foto)

Ndryshe, seriali me episodet e reja do të vjen në muajin shtator ndërsa për çdo risi, Telegrafi do t’iu mban të informuar.