Telegrafi

Largohet më në fund bufi nga i cili u mbyll biblioteka e kolegjit të Xhorxhias për ditë të tëra

Një buf që bëri që një kolegj në Gjeorgji të mbyllte bibliotekën e tij për disa ditë u dëbua me sukses nga ndërtesa të premten.

Zyrtarët e Bibliotekës McCain të Kolegjit Agnes Scott në Decatur thanë se bufi fluturoi nga oxhaku të hënën pasdite, duke i shtyrë zyrtarët të mbyllnin objektin për studentët.

Bufi përfundoi duke u ulur në rafte të larta duke mos u dhënë mundësi stafit të bibliotekës që ta kapin atë, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

Biblioteka mundi të hapte katin e saj përdhes të enjten, por bufi mbeti pa lëvizur në pozitën e tij.

Stewart Farron, një mjeshtër për trajnimin e këtyre shpezëve i sjellë nga biblioteka për të ndihmuar në trajtimin e situatës, përdori një ashensor hidraulik të premten pasdite për të arritur bufin rreth 15 metra mbi dysheme.

Farron ishte në gjendje të kapte bufin në një rrjetë dhe ta lëshonte jashtë, ku u largua menjëherë.

“Bufi dukej shumë mirë dhe u lirua në kampus ndërsa studentët brohoritnin”, tha Elizabeth Bagley, drejtoresha e shërbimeve të bibliotekës së shkollës, duke shtuar: “Shpresojmë se ai do të gjuajë diku për një mi fushe”. /Telegrafi/