Liverpooli ka sjell tashmë përforcimin e parë të sezonit duke transferuar mbrojtësin e Monacos, Fabinhon.
Por, duket se skuadra angleze nuk e ka ndërmend të ndalet me blerjen e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm.
Pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve të Loris Karius, The Redsat po mendojnë të sigurojnë shërbimet e portierit shqiptar, Thomas Strakoshës.
Kështu së paku shkruan ueb-faqja italiane “Cittaceleste.it”, e cila raporton se anglezët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për portierin e Lazios.
Gjithashtu raportohet se lacialët kanë gjetur zëvendësin e shqiptarit në ligën elitare portugeze – Iker Casillasin e Portos.
Liverpool gjithashtu janë të interesuar të transferojnë edhe Thomas Lemarin e Monacos.
Ndryshe, Strakosha thuhet se nuk do të jetë pjesë e skuadrës italiane edhe në sezonin e ri pasi që shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. /Telegrafi/