Telegrafi

Largohet dhunshëm nga aeroplani edhe pse e kishte paguar biletën (Video)

Udhëtari i paemëruar që kishte rezervuar biletën, për të fluturuar me aeroplan nga Çikago e Shteteve të Bashkuara është larguar me dhunë pak para fluturimit.

Meqenëse kishte shumë njerëz në bord dhe konsiderohej se ishte peshë e tepërt, u kërkua që dikush të dilte vullnetarisht dhe të udhëtonte më vonë, transmeton Telegrafi.

Por, kur kjo kërkesë ra në vesh të shurdhër, u vendos që të largohet dikush me dhunë.

“Dua të shkoj në shtëpi, më lëshoni”, ka thënë burri, por policët e tërhiqnin zvarrë.

Mësohet se pasi që e kanë nxjerrë nga aeroplani, e kanë kthyer sërish dhe fluturimi është kryer. /Telegrafi/