Site icon Telegrafi

Largohet Antonis Constantinides

Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina, ka falënderuar trajnerin e saj të deritashëm Antonis Constantinides për stinorin që e lamë pas dhe për sukseset e arritura.

Ky i fundit i dha lamtumirën klubi për arsye familjare dhe nuk do të vazhdojë me bardhekaltërit në stinorin që vjen.

Të njëjtën e ka bërë edhe Constantinides ku ndër të tjera ka thënë se ‘do të kthehem, për të vazhduar atë që e lamë në gjysmë’.

Sigal Prishtina stinorin e shkuar fitoi tre trofe me trajnerin qipriot. Përveç titullit kampion dhe Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina mbrojti edhe titullin në BIBL.

Exit mobile version