Telegrafi

Largohen veturat nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë

Tashmë tri veturat e ekzaminuar në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë janë larguar nga aty.

Veturat po dërgohen në Stacionin e Policisë në Klinë. Ndërkohë që i gjithë procesi pritet me përfundu në ora 18-19:00.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për kp se pas tretmanit mjekësor, i plagosuri, është dërguar në ndalim 48 orësh.

“Pas tretmanit mjekësor është dërguar në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurores së rastit”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe,vrasja e mbrëmshme në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën, ku të vdekur mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, për vrasjen e dyfishtë në Pejë ka pasur reagime të shumta