Site icon Telegrafi

Largohen tendat e vendosura para Qeverisë së Maqedonisë, “Maqedonia Bllokon” këto i lajmëron si vjedhje

Janë larguar tendat para Qeverisë së Maqedonisë, të cilët ishin vendosur nga iniciativa “Maqedonia Bllokon. Nga iniciativa qytetare thonë se kampi ka qenë i paralajmëruar deri në Vitin e Ri. Tendat kanë qenë të larguar pa asnjë paralajmërim për këtë në polici ato i kanë lajmëruar vjedhje.

Nëse nuk i kthejnë tendat do t’i padisim për vjedhje. Do të japim urdhër që bllokohen edhe qytetet tjera.

Kampet improvizuese janë larguar nga inspektorati komunal të qytetit të Shkupit. Nga atje thonë se kampet kanë qenë të vendosura ilegalisht, ndërsa ato i kanë gjetur edhe të zbrazura dhe gjithçka çka kanë vërejtur aty kanë qenë mbeturinat.

Hapësirat e parkut “Gruaja Luftëtare” janë të pastruara. Ka ngelur vetëm gardhi i hekurt në mes të sheshit. Pasdite disa qytetarë përsëri kanë vendosur flamuj dhe tavolina në vendin ku ishin tendat.

Iniciativa qytetare “Maqedonia Bllokon” disa muaj proteston kundër procedurës për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version