Site icon Telegrafi

Largohen Rashica dhe Meha, De Biasi zbulon dy lojtarët që do t’i ftojë te Kombëtarja e Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka gati dy ftesë për në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në valën e largimeve drejt Kosovës, strategu italian duket se nuk ka humbur kohë dhe ka afruar mesfushorin e Luzernës, Jamir Hyka në radhët e kuqezinjve.

Lexo po ashtu Kosovë-Shqipëri, Xhaka ka vendosur

Në një lidhje telefonike për Supersport, De Biasi vlerësoi se forma e mesfushorit ka ardhur në rritje në Zvicër.

“Shqipëria do të niset nga grupi që luajti në “Euro 2016″, por edhe nga lojtarë si Hykaj e Manaj. Hyka ka pasur një rendiment të shkëlqyer në Zvicër, ndërsa Manaj do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe po rritet”, tha De Biasi.

Lexo po ashtu Januzaj te Kosova, flet Fadil Vokrri

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që këtyre dy emrave t’u bashkohet edhe Donis Avdijaj.

Exit mobile version