Site icon Telegrafi

Largohen protestuesit nga Pallati i Drejtësisë

Protestuesit të cilët që nga mëngjesi janë mbledhur para Pallatit të Drejtësisë për t’u dhënë mbështetje aktivistëve të Vetëvendosjes ndaj të cilëve sot ka filluar gjykimi, tashmë janë larguar.

13 aktivistë të kësaj Lëvizje përfshirë deputetin Glauk Konjufca, sekretarin Dardan Molliqaj, drejtorin e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla akuzohen se në vitin 2009 kanë rrokullisur veturat e EULEX-it.

Seanca ndaj këtyre aktivistëve është shtyrë për një orë pasi që i akuzuari Molliqaj ka kërkuar që të ndërrohet gjyqtari.

Ndërsa para dyerve të pallatit kanë lënë pankarta me porosi që të lirohen aktivistët e kësaj Lëvizjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version