I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se 141 afganë që qëndruan në Kosovë për disa javë, janë rrugës për në SHBA.
“Mirënjohës ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya-s të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30 për qind e atyre që mbërritën, tashmë janë rrugës për në SHBA”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.
Afganët ikën nga shteti i tyre pasi talibanët morën kontrollin e vendit, u transferuan në Kosovë nga forcat amerikane.
Afganët u strehuan në kampin që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në qytetin e Ferizajt.
Grateful to President @VjosaOsmaniPRKS & Kosovans for temporarily hosting Afghan travelers. Our priority is completing requirements so Camp Liya guests can depart Kosovo and start their new lives. 141 Afghans, 30% of arrivals, have already done so and are en route to the U.S. pic.twitter.com/H0owacYgOG
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) October 21, 2021