Telegrafi

Largohen grilat që rrethonin objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Largimi i grilave që rrethonin objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut /Foto: Blinera Mehmeti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se janë larguar grilat që rrethonin objektin e komunës që ai udhëheq.

Atiq në postimin e bërë në Facebook ka shkruar se nuk duhet të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Largimi i grilave që rrethonin objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut /Foto: Blinera Mehmeti

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”, ka theksuar ai.

Largimi i grilave që rrethonin objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut /Foto: Blinera Mehmeti

Tutje, Atiq ka pohuar se do të vazhdojnë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim./Telegrafi/