Telegrafi

Largohen të gjitha barrikadat për ta shtyrë reciprocitetin

Foto kallxo

Pas zotimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veri kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve.

Në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq një kilometër pranë pikës kufitare në Jarinjë, të gjitha barrikadat janë larguar.

Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe për në pikën kufitare në Bërnjak.

Policia kufitare tani ka dalë në pika e kalimit në kufi.

Atje tani është situatë e qetë ka shumë pak lëvizje, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.