Barcelona ka humbur legjendën e klubit Lionel Messi, që kaloi te PSG, pasi katalanasit nuk mundën ta kryejnë rinovimin e tij për shkak të problemeve financiare dhe kufizimeve.
Në fund të fundit, klubi nuk kishte si t’i paguante pagat e argjentinasit. Por, sipas kompanisë “Brand Finance”, largimi i Messit do t’i kushtojë shumë klubit katalanas.
Kjo pasi marka e FC Barcelonës – marka e dytë më e shtrenjtë e futbollit në botë pas Real Madridit – do të humbasë vlerën pa Messin.
Është llogaritur se vlera e markës së klubit është 1.266 miliard euro, ndërsa do të ulet me rreth 11 për qind, për 137 milionë euro.
Sipas gazetës Sport, kjo do të shkaktojë edhe më shumë problem, pasi klubi po vuan nga mungesa e të ardhurave të përgjithshme, mungesa e shitjes së fanellave dhe shitjet e tjera të marketingut, si dhe mungesa e të ardhurave nga ndeshjet./Telegrafi/