Alaian Giresse është larguar nga detyra e përzgjedhësit në Përfaqësuesen e Kosovës pas më shumë se një viti në krye të kësaj detyre.
Largimi i tij erdhi pas rezultateve negative në kualifikueset për Euro 2024, ku nga katër ndeshjet e Grupit I, Kosova pati tri barazime dhe një humbje zhgënjyese ndaj Bjellorusisë.
Ishte Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që sot (e martë) njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin francez.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”, thuhej në njoftim.
Megjithatë, drejtuesit e FFK-së kanë paralajmëruar edhe ndryshime të tjera.
“Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, thuhej në paragrafin e fundit të komunikatës së FFK-së.
Pra në ditët në vijim është paralajmëruar edhe ndryshime të tjera rreth pozitave në Përfaqësuesen e Kosovës.
Por, çfarë pritet të ndryshoj dhe cilat do të jenë reformat e mëtutjeshme nga drejtuesit e FFK-së, mbetet të shihet.
Ndryshe, Giresse e ka drejtuar Kosovën në 10 ndeshje zyrtare, duke pësuar katër humbje, tri fitore dhe tri barazime. /Telegrafi/