Jadon Sancho ka filluar t’i numërojë ditët mbrapshtë deri te largimi nga Manchester United.
Sulmuesi anglez ka prishur të gjitha raportet me klubin dhe trajnerin Erik Ten Hag derisa largimi i tij nga United është mëse i sigurt.
Jo vetëm nga United, Sancho do të largohet edhe nga Liga Premier pasi qëllimi i tij është të luaj sërish jashtë vendit.
Sky Sport Gjermani ka raportuar se largimi i tij nga Old Traford do të ndodhë në janar, derisa e ardhmja e Sanchos është mes kampionatit gjerman Bundesliga dhe atij italian Serie A.
Borussia Dortmund është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e Sanchos pasi vet ylli anglez dëshiron rikthimin në Signal Iduna Park.
Por verdhezinjtë duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit dhe Romës që gjithashtu duan transferimin e yllit anglez.
United është gati ta lejoj huazimin e Sanchos në janar me mundësi blerje për 40 milionë euro. /Telegrafi/