Site icon Telegrafi

Largimi nga Brazili është çështje javësh, Depay po rikthehet në futbollin evropian

Aventura e Memphis Depay në Brazil pritet të ndërpritet së shpejti te skuadra braziliane Corinthians.

Klubi i famshëm brazilian po ka probleme të mëdha financiare pasi sponsori kryesor i klubit është larguar.

E pikërisht sponsori i larguar ishte përgjegjës për një pjesë të madhe të pagës së lojtarit holandez i cili është lojtari më i paguar në gjithë Brazilin.

Kjo ka bërë që Depay të mendoj largimin nga Brazili dhe duket se ai është pranë rikthimit në La Liga, ku ka luajtur me Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Sevilla është futur në negociata për transferimin e lojtarit, i cili pritet që gjatë javëve të ardhshme ta ndërpresë kontratën me skuadrën braziliane dhe të mbetet futbollist i lirë.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera evropiane përfshirë Romën, Evertonin, por edhe klube nga Arabia Saudite dhe MLS.

Largimi i 30-vjeçarit nga futbolli brazilian duket një fakt i kryer dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj ai karrierën, por që Sevilla mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/ 

Exit mobile version