Site icon Telegrafi

Largimi i Merkel dobëson valutën evropiane

Lajmi se kancelarja gjermane Ankela Merkel nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë së saj Social Demokristiane (CDU) ka dobësuar valutën e përbashkët evropiane.

Sipas Bloomberg, euro regjistroi nivelin më të ulët në dy muaj, duke rënë me 0.4 për qind për qind për të prekur nivelin më të ulët të ditës në 1.1361 dollarë, ndërsa yield-të e Gjermanisë u rritën me 0.36 për qind, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, pas këtij vendimi Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm që të jetë në krye të Komisionit Evropian, i cili drejtohet aktualisht nga Jean-Claude Juncker. /Telegrafi/

Exit mobile version