FC Feronikeli ’74 ka njoftuar edhe zyrtarisht tërheqjen nga garat për edicionin 2024/25, pasi sipas tyre po dëmtohen nga gjyqtarët, ndërsa kjo të sillte një situatë të re në renditjen e Superligë së Kosovës
Klubi nga Drenasi nuk do të vazhdojë më garat në futboll, pasi sipas tyre rrethanat nuk ia lejojnë një gjë të tillë.
“Tigrat e Zi” janë ankuar disa herë në gjykimin e ndeshjeve të tyre, ku kanë thënë se i janë humbur shumë pikë dhe tashmë është bërë “mjaftë”.
Por se si vazhdohet tutje, nëse një klub largohet apo përjashtohet nga garat e përcakton Rregullorja e Grave e FFK-së.
“Nëse një klub përjashtohet për ndonjë arsye apo tërhiqet nga gara për Kampionatin e Kosovës të Albi Mall Superliga do të veprohet si më poshtë: Nëse përjashtimi ose tërheqja ndodh kur ekipi ka kryer më pak se 50 % të ndeshjeve të planifikuara, do të shpallen të pavlefshme të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marr në takimet direkte me të”, shkruhet në Rregulloren e Garave.
Pra, largimi i Feronikelit ’74 do ndryshonte komplet renditjen e Superligës, ku Ballkani do të humbiste vendin e parë, ndërsa Ferizaj goditet më së shumti nga ky ndryshim.
Me këtë rast, pasi ka kaluar vetëm 30% e sezonit, ekipeve do iu numërohen si të pavlefshme pikët e fituara ndaj Feronikelit ‘74.
Më poshtë e gjeni renditjen e Superligës së Kosovës pas tërheqjes së Feronikelit ’74
1/ Malisheva 18 pikë (-1 pikë)
2/ Drita 17 pikë (-1 pikë)
3/ Ballkani 16 pikë (-3 pikë)
4/ Suhareka 14 pikë (-3 pikë)
5/ Prishtina 13 pikë (-3 pikë)
6/ Llapi 11 pikë (-4 pikë)
7/ Gjilani 10 pikë (-3 pikë)
8/ Dukagjini 8 pikë (-3 pikë)
9/ Ferizaj 8 pikë (-6 pikë)
/Telegrafi/