Site icon Telegrafi

Largimi i Contes nga Interi duket i pashmangshëm, Allegri kandidati i vetëm për ta zëvendësuar

Antonio Conte ka më shumë të ngjarë të largohet nga Interi të martën sesa të mbetet, me Massimiliano Allegrin kandidatin e vetëm për ta zëvendësuar.

Komentet e trajnerit në vazhdën e humbjes 3-2 në finale të Ligës së Evropës nga Sevilla treguan se asgjë nuk ka ndryshuar që nga shpërthimi i tij i tërbuar pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Conte është akoma i zemëruar me drejtuesit për një larmi arsyesh, duke filluar nga strategjia e transferimeve, deri tek vizioni i tyre se si të drejtohet klubi tek rrjedhjet e mediave.

Lexo po ashtu Caktohet data e takimit të ‘nxehtë’ të Contes me drejtuesit e Interit

Një takim ngërç është planifikuar për të martën dhe burime të shumta në Itali insistojnë se rezultati më i mundshëm është përfundimi i kontratës me pëlqimin e ndërsjellë.

Interi nuk do të largojë Conten, sepse kjo do të nënkuptojë të duhet të vazhdojë pagimin e pagës së tij masive prej 10 milionë eurosh në sezon edhe dy vite, dhe ata tashmë po paguajnë Luciano Spallettin, i cili u shkarkua verën e kaluar.

Nëse ai nuk jep dorëheqjen, atëherë ata do të duhet të negociojnë një strategji daljeje, me trajnerin që pritet të dëshirojë një shtrëngim duarsh për të ikur.

Lexo po ashtu Allegri i gatshëm të zëvendësojë Conten te Interi

Të gjitha burimet tregojnë gjithashtu vetëm një mundësi për të zëvendësuar Conten dhe ai është ish-trajneri i Juventusit, Allegri.

Sipas FCInterNeës dhe Sportitalia, kontrata e ofruar për Allegrin do të jetë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë tetë milionë euro në sezon plus bonuse, që është pak a shumë sikurse ajo që ai merrte në Juve. /Telegrafi/

Exit mobile version