Telegrafi

Largimi i avokatit kryesor nga mbrojtja, reagon bashkëshortja e Rexhep Selimit

Avokati David Young është larguar nga ekipi mbrojtës i avokatëve të Rexhep Selimit.

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit ka njoftuar se avokati Young është larguar nga ekipi për shkak të shëndetit, dhe se largimi i tij nuk ka të bëjë me anën financiare, transmeton Telegrafi.

“Sqarim për publikun. E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”, ka theksuar ajo.

Lexo po ashtu Pas Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet njëri nga avokatët kryesor

Më tutje, ajo ka falendëruar avokatin Young për punën e palodhshme në mbrotje të Rexhës.

Ndryshe, sipas një dokumenti që është publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Selimi do të mbes pa njërin ndër avokatët e tij kryesor, David Young.

Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts më 8 shkurt të këtij viti, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor David Young.

“Më 8 shkurt 2024, avokati i z. Selimi, z. Geoffrey Roberts, i dërgoi një letër shefit të Zyrës së Mbrojtjes duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor i z.Selimi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument./Telegrafi/