Telegrafi

Largimi i Agollit, tifozët e Qarabagut i thonë lamtumirë një legjende

Ansi Agolli (Fotol: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli, ka ndërruar ambient pas nëntë viteve të kaluara në ligën e Azerbajxhanit.

Ai është larguar nga Qarabagu, ku luajti nga viti 2010, për ta vazhduar karrierën në Amerikë te New York Cosmos.

Ndërsa për të shprehur lumturën ndaj tij, tifozët e klubit azer kanë bërë disa organizime duke e mahnitur edhe vet futbollistin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ansi Agolli

Në disa postime në rrjetet sociale, Agolli është etiketuar si legjendë, ndërsa edhe faqja e klubit i ka uruar sukses në të ardhmen.

Ndërsa në një video të publikuar në Twitter, ai shfaqet i rrethuar nga tifozët, të cilët këndojnë: “Lamtumirë Ansi”.

Nuk ka munguar edhe një mesazh i tifozëve në stadium me mbishkrimin: “Pa Ansin, nuk ka festë”.

Mbishkrimi i tifozëve të Qarabagut (Foto: Instagram/AnsiAgolli)

Ndërsa për t’i falënderuar tifozët dhe të gjithë të tjerët te Qarabagu, Agolli e ka bërë një publikim në rrjetet sociale duke u thënë: “Do të takohemi së shpejti”. /Telegrafi/