Site icon Telegrafi

“Largimi i AAK-së nga Kuvendi, ishte marrëveshje mes Veselit e Haradinajt”

Albulena Haxhiu, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka pohuar se ekziston një marrëveshje bashkëpunimi me Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Haxhiu ka argumentuar duke thënë se me rastin e vendimit të largimit nga Kuvendi i Kosovës të AAK-së, lideri i kësaj të fundit e ka ndihmuar kryetarin e parlamentit kosovar.

“Në qoftë ishte dikush i interesuar që të dal nga seanca opozita është Kadri Veseli. E këtë e ka ndihmuar AAK-ja me vendimin e saj. Këtu dyshojmë se është arritur një marrëveshje mes Veselit dhe Haradinajt”, ka thënë Haxhiu në Info Magazinë.

Ndër të tjerash, Haxhiu ka thënë se VV-ja nuk është kundër protestës së organizuar nga AAK-ja dhe nuk do të bën thirrje simpatizantëve të vetë të mos protestojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version