Arlind Ajeti ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Mbrojtësi shqiptar është lënë i lirë nga skuadra e Torinos për të gjetur një skuadër të re.
Prishtinasi po e pret Crotonen, skuadër e cila ka ende një shpresë se mund të rikthehet në Serie A në vend të Chievos.
Por së fundmi për të interesim të madh ka shprehur klubi polak, Legia e Warshavës.
Polakët kanë mbetur pa mbrojtësin Michal Pazdan që do të largohet drejt kampionatit turk.
Në anën tjetër, mbrojtësi tjetër francezi William Remy ka pësuar një lëndim të rëndë.
Kësisoj Legia është duke tentuar me çdo kusht transferimin e Ajetit.
Gjigantët polak kanë gati një kontratë katër vjeçare për Ajetin ku i premtojnë edhe një fanellë titullari.
Mbetet të shihet nëse Ajeti do të pranojë ofertën e Legias apo do të vazhdojë të presë Crotonen. /Telegrafi/