Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, momentalisht është pjesë e spektaklit të famshëm të kërcimit, Dancing With the Stars Albania.
Ajo është shumë e angazhuar me prova dhe duket se kjo i pengon që të kalojë më shumë kohë me të birin.
E njëjta kësaj radhe ka ndarë një postim në InstaStory duke thënë se njeriu që i mungon më së shumti këtë kohë është djali.
“Njeriu që më mungon më së shumti këto ditë je ti evlad”, u shpreh 29 vjeçarja.
Autorja e këngës “Diell” theksojmë që u bë nënë për herë të parë pak muaj më parë.
Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, u bënë prindër të një djali Theo Mal në muajin prill.
Patushi ndryshe është baba edhe i një djali tjetër, të cilin e ndan me modelen Adrola Dushi. /Telegrafi/