Site icon Telegrafi

Larg shkëlqimit që pati në spektakël, Adele fotografohet me cigare dhe shapka në veturën e saj pas largimit nga Brit Awards

Pavarësisht se i mahniti të gjithë me pamjen e saj magjepsëse në tapetin e kuq, Adele tregoi se ishte më e ngjashme se kurrë me shikuesit që e ndoqën Brit Awards 2022 nga shtëpia.

Kjo pasi me të hipur në veturën shoqëruese pas mbarimit të spektaklit, ajo hoqi takat për të veshur një palë pantofla të thjeshta me pelush.

Interpretuesja e hiteve të shumta mori tri çmime të rëndësishme mbrëmjen e kaluar në Brit Awards 2022, shkruan DailyMail.

Ajo ishte fituese e çmimeve të lakmuara si “Albumi i vitit” dhe “Kënga e vitit”, teksa u pa duke lënë ceremoninë e mbajtur në “The O2 Arena” të Londrës me një kuti cigare aty pranë, me sa duket duke shkuar në McDonalds për të festuar fitoren e saj përpara se të kthehej në banesën e saj.

Gjatë fjalimit të saj të pranimit të çmimit, Adele pranoi se nuk kishte në plan të merrte pjesë në asnjë nga ndejat luksoze ‘after-party’, pavarësisht fitores së saj të trefishtë, në vend të kësaj planifikonte të merrte ushqim dhe ta shijonte natën në shtëpi.

Lexo po ashtu Lista me fituesit në Brit Awards 2022, Adele - mbretëresha e mbrëmjes me tri çmime të rëndësishme

Pas paraqitjes së saj të shumëpritur në një mbrëmje çmimesh, Adele bëri parakalimin e saj në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi glamuroz.

Adele u fotografua nga paparacët në veturë, duke shijuar një pije në një filxhan plastik ndërsa fokusohej në telefonin e saj – ndërkohë që vetura po largohej.

Lexo po ashtu Ndryshimi drastik i këngëtares Adele që nga viti i parë kur u paraqit në Brit Awards e deri më sot

Përpara mbrëmjes, Adele u pyet nëse kishte ndonjë plan për të marrë pjesë në ndonjë ‘after-party’, por ajo tha: “Unë do të kthehem në banesën time me ushqime nga McDonalds dhe një shishe verë”.

Ishte një natë e suksesshme për yllin që mori çmimin “Kënga më e mirë” për ‘Easy On Me’, “Albumi më i mirë” për ‘30’ dhe çmimin “Artisti i vitit”.

Ajo mundi artistin e madh Ed Sheeran në kategorinë “Artisti i vitit” – që tani përfshin në nominime artistë të të gjitha gjinive.

Gjatë fjalimit të saj, Adele i tha audiencës: “E kuptoj se ky çmim ka ndryshuar, por më pëlqen të jem një artiste femër!”, ndërsa ajo iu referua ndryshimeve që bordi i çmimeve kishte bërë në ceremoni, duke eliminuar çmimet e kategorive gjinore. /Telegrafi/

Exit mobile version