Reperi i njohur Lumi B shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri në bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Dora.
Ai do të jetë shumë i angazhuar gjatë verës me projekte, ndërsa tani që në fillim të sezonës është më pak i ngarkuar, po e shfrytëzon rastin që të kalojë më shumë kohë pranë familjes.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, Lumi shfaqet në veturë bashkë me gruan dhe djalin e tij, teksa duket më se i lumtur pranë tyre.
“Sot e kom nis mëngjesin me kta lazdranat” (sic.), shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se gjatë gjithë ditës ai ka qenë në dispozicion të tyre, larg punës dhe çdo aktiviteti tjetër muzikor. /Telegrafi/