Site icon Telegrafi

Larg nga Pique – Shakira feston Krishtlindjet me fëmijët në shkretëtirën e Dubait

Shakira po jeton një Krishtlindje shumë të ndryshme në këtë 2022, një vit i shënuar nga divorci i saj traumatik nga Gerard Pique, babai i dy fëmijëve të saj, Milan dhe Sasha.

Për herë të parë fëmijët i kanë kaluar këto festa larg ish-futbollistit dhe këngëtarja ka dashur të tregojë se cili ka qenë plani dhe arsyeja e saj.

“Në shkretëtirë duke kërkuar qetësi këtë Krishtlindje”, ka shkruar Shakira në llogarinë e saj në Instagram për të shoqëruar një imazh në të cilin shfaqet me dy fëmijët e saj, teksa mban një zog të stërvitur në krahun e djathtë.

Foto: Shakira/Instagram

Destinacioni i zgjedhur nga artistja ishte Dubai, ku ajo mbërriti të mërkurën e kaluar dhe ku mund të qëndronte deri më 30 dhjetor, datë e rënë dakord për t’i dorëzuar fëmijët te babai i tyre për të festuar natën e Vitit të Ri.

Sipas disa raportimeve të mediave, çifti kishte mosmarrëveshjen e fundit për datën në të cilën fëmijët duhet të ribashkohen me Shakirën, e cila planifikon të transferohet me ta në Miami për të nisur një jetë të re atje nga 5 janari i ardhshëm.

Një datë që Pique dëshiron ta vonojë për të qenë në gjendje të jetojë me fëmijët e tij paradën e “Tre Mbretërve” në Barcelonë.

Ish-çifti, Shakira dhe Pique i dhanë fund lidhjes pas një romancë prej 12 vitesh, së fundmi ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version