Telegrafi

Larg muzikës, Elsa Lila njofton se po shkruan një libër

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është njëra nga këngëtaret më të dashura e më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Elsa Lilën, një artiste që tashmë ka mbledhur një sërë çmimesh në shtëpi.

E njëjta duket se tani po përgatitet për diçka krejtësisht tjetër, larg muzikës.

Krijuesja e hitit “Diferenca je ti” ka njoftuar fansat së fundmi se po sjellë një libër.

Megjithatë, 43-vjeçarja nuk ka ndarë detaje më shumë rreth asaj se çfarë do të përmbajë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elsa Lila

Elsa këtë vit është rikthyer fuqishëm me pjesëmarrjen në spektaklin Ferma VIP.

Ajo shpalosi detaje të shumta në atë format, rreth jetës dhe karrierës profesionale. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram