Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me projekte muzikore e koncerte të shumta.
Megjithatë, së fundmi ajo ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, dhe për ta bërë këtë nuk ka zgjedhur një vend tropikal.
Ajo është duke shijuar një pushim dimëror bashkë me të dashurin e saj, ndërsa këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
Dua duket shumë e entuziazmuar teksa shijon dëborën në alpe, ndërsa nuk e ka zbuluar saktësisht vendin se ku ndodhet.
Më pas, ajo publikoi edhe një video të shkurtër, ku shfaqej duke shëtitur me një slitë e cila tërhiqej nga qentë e dëborës.
Për sa i përket projektit të fundit muzikor, “Swan Song” mbetet kënga e fundit që Lipa e solli për fansat e saj, në kuadër të filmit “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/