Azem Gagica për një periudhë mbrëmë (e martë) qëndroi larg banorëve të tjerë në Big Brother VIP Kosova 2.
Ai doli në oborrin e shtëpisë dhe po shijonte muzikën që i ishte lëshuar nga ‘Vëllai i Madh’.
I njëjti ndërkohë nuk ka zbuluar arsyen se përse ka qarë dhe se çfarë ndodhi me të.
Duket se atë e ka mërzitur diçka, por që nuk ka dashur ta ndajë me konkurrentët e tij.
Azemi ndryshe në shtëpi ka shprehur pëlqim për Alba Vukajn, edhe pse një përgjigje pozitive nuk mori nga ajo.
Bukuroshja shkodrane tha se e sheh vetëm si shok dhe se mes tyre nuk mund të ketë diçka tjetër.
Veç kësaj, Azemi ka bërë fansa të shumtë dhe po pëlqehet jashtëzakonisht nga publiku. /Telegrafi/