Mbrojtësi francez, Aymeric Laporte pritet të largohet nga La Liga për tu transferuar në Ligën Premier.
Talenti bask ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë edicion me Athletic Bilbaon dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane.
Së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e tij është futur edhe ish-kampioni i Anglisë, Manchester City.
Sipas medieve angleze, City është i gatshëm t’i dhurojë 40 milionë euro për transferimin e Laportes në ‘Etihad Stadium’.
Laporte është dëshirë e madhe e trajnerit spanjoll Pep Guardiola i cili e ka kërkuar me ngulm atë. /Telegrafi/