Aymeric Laporte është tallur pamëshirshëm me Arsenalin pasi ata pësuan një humbje dërrmuese 3-0 në Emirates të dielën.
Më herët gjatë ditës, Manchester City mposhti Evertonin 3-0, me Ilkay Gundogan që shënoi një dygolësh mahnitës.
Ata tani mund të kurorëzohen kampionë të Ligës Premier nëse fitojnë të dielën e javës së ardhshme, kur do të presin Chelsean në Etihad.
Dhe skuadra e Manchester City mund të ‘ndjejë erën’ e titullit, me Laporten që është talluar në rrjetet sociale me Topçinjtë.
Ai postoi një gif të The Rock, i cili kishte mbishkrimin: “Unë mund ta nuhas atë”.
Një tifoz i Citizens iu përgjigj postimit të Laportes: “Është tashmë në shtëpi”.
Për të cilën reprezentuesi spanjoll u përgjigj: “Jo jo kurrë, ne ende duhet të punojmë për të”.
Postimi i Laporte në Tëitter u bë viral, pasi mbështetësit e Man City e pëlqyen shumë. /Telegrafi/
— Aymeric Laporte (@Laporte) May 14, 2023