Site icon Telegrafi

Laporta vë Joao Felixin mbi Haalandin dhe Mbappen në listë, e krahason portugezin me legjendë e Barcelonës

Gazetari i Diario Sport, David Bernabeu zbulon një detaj kurioz nga një nga intervistat e tij me Joan Laporta.

Presidenti i Barcelonës ka thënë se Joao Felix është më i mirë se Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

“Një ditë, e pyeta privatisht: ‘President, më thuaj të vërtetën. Nëse do të mundesh, a do të nënshkruaje me Mbappen apo Haaland?'”, ka thënë Bernabeu.

Lexo po ashtu Është shokuese se sa do të paguhet Joao Felix te Barcelona

“‘Ju e dini që unë do të nënshkruaja me Joao Felix’ m’u përgjigj ai”.

Laporta ka qenë një tifoz i Joao Felix që nga viti 2019 kur portugezi luante për Benfican. Kreu i klubit katalunas sheh një ndryshim në 23-vjeçarin, madje duke e krahasuar atë me një nga legjendat më të mëdha të Barçës, Johan Cruyff.

Nuk është çudi që Joao Felixit i është caktuar numri 14 te Blaugranasit – ai që holandezi e kishte veshur gjatë gjithë karrierës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version