Joan Laporta ka siguruar garancitë bankare prej 125 milionë euro të kërkuara për t’u bërë zyrtarisht presidenti i Barcelonës dhe atë do t’ia dërgojë La Ligas për miratim në orët në vijim.
Në rast se organi drejtues i ligës spanjolle vërteton garancitë, Laporta do të jetë në gjendje të marrë përsipër detyrën si president i Blaugranave të mërkurën.
Laporta ishte në pozitë të vështirë që t’i sigurojë garancitë pasi Jaume Giro, i ngarkuar me financat ka dhënë dorëheqjen të shtunën e kaluar.
Në ditët e ardhshme, Laporta pritet të shpjegojë se si ai arriti të nënshkruajë marrëveshje me “Banco Sabadell” dhe “Audax” për garancitë.
Në fakt, mbetet të shihet se çfarë lloj marrëveshje ka nënshkruar Laporta me “Audax” për t’i bindur ata të nënshkruajnë një garanci që vlerësohet afërsisht 75 milionë euro, pasi pjesa tjetër thuhet se është siguruar nga “Banco Sabadell”. /Telegrafi/