Site icon Telegrafi

Laporta shqetësoi tifozët e Barcelonës me syrin e mavijosur në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, u shfaq në “Spotify Camp Nou” me syze dielli që mbulonin një mavijosje në njërin sy.

Kur mbërriti presidenti i Valladolidit, Ronaldo Nazario, hoqi syzet dhe ia tregoi publikut, me kamerat që nuk vonuan të kapnin një pamje, raporton AS.

Me thashethemet e pakonfirmuara se 60-vjeçari kishte ardhur direkt në stadium nga një festë, mediat spanjollen nxituan të mësonin arsyen.

Lexo po ashtu Barcelona shënon fitore bindëse ndaj Valladolidit, Lewandowski sërish vendimtar

Por, Laporta i ktheu një përgjigje dikujt në tribuna, duke i thënë se kishte një aksident të vogël.

Natyrisht se mund të ketë pasur një shqetësim edhe për tifozët e Barcelonës se çfarë ndodhi me kreun e klubit të tyre, por që pritet më vonë një shpjegim nga ai. /Telegrafi/

Exit mobile version