Site icon Telegrafi

Laporta: PSG nuk e respektoi Barcelonën kur thanë se ata duan të nënshkruajnë me Messin

Kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta, nuk i ka duruar deklaratat e drejtori sportiv të Paris Saint-Germain, Leonardo, i cili deklaroi se klubi francez është i interesuar të nënshkruajë me Lionel Messiin kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Kandidati për president të klubit, Laporta, ka thënë se ai dëshiron që Messin të qëndrojë në “Camp Nou”, pavarësisht se klubi ka borxhe të mëdha në total 1.173 miliard euro.

“Klubi do të jetë në gjendje t’i bëjë një propozim të mirë Messit në mënyrë që ai ta kuptojë dhe ta pranojë atë”.

“Unë do të kuptoja çdo përgjigje nga Leo. Ai duhet ta dijë situatën e klubit dhe kjo është urgjente”.

“Ai është i lirë të negociojë me një klub tjetër dhe Barcelona është pa president”.

“PSG i lejon vetes të thotë publikisht se dëshiron të nënshkruajë me Messin. Barcelona nuk mund ta lejojë këtë, sepse është mosrespektim”.

“Dhe aq më tepër që vjen nga një klub/shtet që thyen rregullat. Ne gjithashtu duhet të punojmë me UEFA-n dhe FIFA-n për këtë”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/

Exit mobile version