Site icon Telegrafi

Laporta: Nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i qëndron mbrapa lëvizjeve që Blaugranët kanë bërë këtë verë, pavarësisht kritikave nga jashtë klubit që pretendojnë se ata po luajnë kumar në tregun e transferimeve.

Katalunasit janë aktivizuar në afatin kalimtar të verës, edhe përkundër situatës së tyre të trazuar financiare.

Por, presidenti Laporta nuk mendon se ata kanë marrë ndonjë vendim të gabuar.

Ndërsa ishte në Shtetet e Bashkuara, Laporta bëri një vizitë në selinë e New York Times në Manhattan për të diskutuar çështjet aktuale të skuadrës dhe tregun e verës që e ka parë Barcelonën të shpenzojë shumë, pasi duroi një nga sezonet më të këqija në historinë e tyre të fundit.

Lexo po ashtu Barcelona ende nuk mund të regjistrojë lojtarët e rinj, La Liga nuk ua aprovon financat

“Ishte shitja e 25 për qind të Barca Studios një vendim që, sinqerisht, nuk doja ta merrja”.

“Ishte një kërkesë. Unë nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura”, ka thënë Laporta për The New York Times.

Ndryshe, Barcelona ka nënshkruar deri tani me Franck Kessie, Andreas Christensen, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde. /Telegrafi/

Exit mobile version