Telegrafi

Laporta: Neymar donte të kthehej, bisedimet për shitjen e Fatit janë gënjeshtra

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pranuar se janë bërë përpjekje për ta rikthyer Neymarin në Camp Nou kur ai u kthye në detyrë te klubi katalunas, me sulmuesin e Paris Saint-Germain duke e bërë të qartë se ai donte të rikthehej.

Që kur braziliani u largua nga gjigantët e La Ligas për klubin nga Ligue 1, si pjesë e një pakete transferimi rekord prej 222 milionë eurosh në vitin 2017, një rikthim në tokën spanjolle është spekuluar gjithmonë.

Neymar u tha se ishte i etur për ribashkimin e tij me Lionel Messin – gjë që ndodhi më pas në Francë – dhe Barça la një derë të hapur për një fytyrë të njohur para se të nënshkruante një kontratë të re në Parc des Princes.

Lexo po ashtu Neymar u ble për 222 milionë euro – por së bashku me kontratën e tij i ka kushtuar PSG-së në total 489 milionë euro

Laporta, i cili u votua si president i Barçës për herë të dytë në mars konfirmoi se Neymar ishte i gatshëm te rikthehej në Camp Npu.

“Po, ne u përpoqëm të nënshkruanim Neymar përsëri. Ai na kontaktoi dhe donte të vinte”, ka thënë Laporta për Esport3.

Lexo po ashtu Mbaron gjithçka që kujton Messin – Barcelona shpërblen Ansu Fatin me numrin 10-të

Laporta ka folur edhe për situatën e talentit Ansu Fati, i cili gjithashtu u spekulua se mund të shitej nga Barcelona.

“Këto janë gënjeshtra. Kurrë. Ansu ka qenë trim, ai ka pranuar të veshë fanellën me numrin 10”, përfundoi presidenti i klubi katalunas. /Telegrafi/