Site icon Telegrafi

Laporta i nervozuar me yllin e Barcelonës shkaku i kontratës

Frenkie de Jong po ngec në arritjen e marrëveshjes për një kontratë të re me Barcelonën dhe Joan Laporta është tejet i nervozuar.

Radio Catalunya raporton se klubi katalunas po pret përgjigjen e holandezit në lidhje me ofertën e tyre të re për kontratën.

Drejtuesit e Barcelonës besojnë se De Jong po vonon vendimin dhe nuk po hyn në bisedime në mënyrë që të mund të largohet falas në vitin 2026, datë e përfundimit të kontratës së tij.

Hansi Flick tani e sheh atë si çelësin e projektit të tij. Megjithatë, ai nuk ka asnjë garanci për të qëndruar.

Marrëdhëniet mes mesfushorit dhe bordit kanë qenë të tensionuara që kur klubi u përpoq të detyronte transferimin e tij te Manchester United dy vjet më parë.

De Jongut i është kërkuar disa herë që ta ulë pagën e tij, mirëpo ai ka refuzuar që ta ndryshojë atë dhe mbetet fituesi më i lartë në skuadër me mbi 20 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version