Site icon Telegrafi

Laporta në sezonin e shkuar ishte tërbuar ndaj lojtarëve të Barcelonës: Më keni zhgënjyer

Pas një fillim të shkëlqyer në fillim të vitit 2021, ku Barcelona shkoi drejt 15 ndeshjeve me rezultate të mira, ku kishte vetëm një barazim dhe një humbje, katalunasit kishin gjasa të fitonin La Ligan, por vetë e hedhën poshtë mundësinë.

Humbja në ndeshje ndaj Real Madridit, u pasua disa javë më vonë me një humbje tronditëse në shtëpi nga Granada, që ishte shumë për zemërimin e presidentit të sapozgjedhur të klubit Joan Laporta.

Sapo përfundoi ndeshja, Laporta ishte tërbuar me rezultatin. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi vendosi të përballej personalisht me lojtarët duke hyrë në dhomën e zhveshjes.

“Më keni zhgënjyer. Ju nuk mund ta fitoni ligën kështu”, “, u kishte thënë Laporta lojtarëve.

Lojtarët u habitën nga reagimi i presidentit në dhomën e zhveshjes.

Shpërthimi i Laporta ishte një kontrast i vërtetë, pasi vetëm disa javë më parë, ai ishte futur në dhomën e zhveshjes, për të përgëzuar lojtarët që kishin fituar Copa del Rey në një lojë brilante kundër Athletic Bilbaos.

Prej ndeshjes ndaj Granadas, Laporta kishte vendosur se skuadra kishte nevojë për një rishikim.

Pas humbjes nga Granada, Barcelona u kthye me një fitore ndaj Valencia , por më pas nuk arriti të fitojë në tre ndeshjet e tyre të ardhshme në kampionat, gjë që i përjashtoi ata nga gara për titull. /Telegrafi/

Exit mobile version