Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me një mesfushor të ri gjatë afatit kalimtar të janarit për të zëvendësuar Gavin e lënduar, ka thënë presidenti Joan Laporta.
Gavi nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të sezonit pas këputjes së ligamentit ACL, teksa ishe në grumbullim me Spanjën.
Është raportuar se ekipi katalan nuk mund të përballoj transferimin e një lojtari të ri, por Laporta ka konfirmuar se ata do të shikojnë të transferojnë dikë në formë huazimi, njësoj si në kohën kur Edgar Davids iu bashkua Juventusit për pjesën e dytë të sezonit 2003/2004.
“Nëse arrijmë të gjejmë një marrëveshje për fair-play financiar me La Liga, ideja është që të marrim një mesfushor të ri, për të kompensuar humbjen e Gavit. Do të ishte një huazim deri në fund të sezonit, njësoj sikur vepruam me Edgar Davids vite më parë. Mendoj se para fundvitit ne mund të krijojmë hapësirë për disa marrëveshje të reja dhe jemi duke punuar për këtë”, ka thënë Laporta për EFE News Agency.
Problemet financiare të Barcelonës e kanë bërë të vështirë për kampionët e Spanjës që të transferojnë lojtar të rinj në afatin kalimtar, pasi buxheti i tyre për paga u shkurtua nga La Liga.
Sidoqoftë, ata do të nënshkruajnë me sulmuesin brazilian Vitor Rouqe, në një marrëveshje për 35 milionë euro plus shtesat, gjatë afatit të janarit.
Para se Barcelona të mendoj rreth transferimeve, ata duhet të përgatiten për duelin final të vitit 2023 ndaj Almerias, që do të zhvillohet ditën e mërkurë.
Të besuarit e Xavit kanë humbur dy dhe kanë barazuar në një tjetër në tri ndeshjet e tyre në të gjitha garat dhe janë shtat pikë mbrapa liderit Real Madridit./Telegrafi/