Joan Laporta ka konfirmuar se Barcelona ka konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar gjatë verës, pavarësisht problemeve financiare që i detyruan ata të humbnin Lionel Messin dhe Antoine Griezmann.
Neymar është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Camp Nou që kur u largua nga klubi në vitin 2017 dhe, siç doli, raportet nuk ishin të pabazuara.
Është vet presidenti i klubit Blaugrana, Laporta, i cili ka konfirmuar tentimin e Barcelonës për rikthimin e sulmuesit brazilian.
“Ndërsa numrat na u shpjeguan, ne menduam se kishte vend për ta bërë këtë. Ne nuk kemi bërë kujdesin e duhur”, ka thënë fillimisht Laporta për RAC1.
“Ata na thanë se ai donte të vinte dhe se nuk mund të vazhdonte atje, pasi kishte bindur klubin që ta linte të largohej”.
“Por, ky është futbolli dhe kushdo që bën ofertën më të mirë fiton. Mos nënshkrimi me të ka qenë një gjë e mirë, nuk do të na kishte ndihmuar”.
“Neymar mund të kishte krijuar shumë të ardhura, por mos nënshkrimi me të ka qenë një gjë e mirë”, përfundoi i pari i Barçës. /Telegrafi/