Site icon Telegrafi

Laporta këmbëngul se Messi do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta këmbëngul se kapiteni Lionel Messi do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin nga Camp Nou.

Messi vazhdon të mbetet lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi Barcelona ka probleme të theksuara financiare dhe nuk po mundet ta regjistrojë kontratën e tij.

Megjithatë, duke folur dje (e enjte) për mediat katalunase, presidenti Laporta ka thënë se mbetet i sigurt për ri-nënshkrimin e Messit me klubin.

Lexo po ashtu Messi bie dakord për rinovimin me Barcelonën, pritet përgjysmim i pagës dhe kontratë pesëvjeçare

“Lojtari gjithmonë ka thënë se dëshiron të vazhdojë, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Ne jemi duke bërë përparim në të gjitha negociatat që përfshijnë një kontratë të këtij lloji”.

Lexo po ashtu Nga vitet e kontratës deri tek shkurtimi i pagës, largimet dhe sponsorët - Sekretet e kontratës së re të Messit

“Ata po punojnë shumë mirë dhe është një dëshirë që të gjithë kemi të gjithë”.

“Ne nuk e fshehim gatishmërinë tonë që ai të vazhdojë, të jetë këtu për shumë vite”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version