Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është “i bindur” se klubi i tij do të mposht Bayern Munichun në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve më 8 dhjetor.
Laporta ka thënë se emërimi i Xavit si trajner ka frymëzuar më shumë respekt nga kundërshtarët, gjë që mund të jetë një faktor në atë që ai ka parashikuar të jetë një fitore “mrekulli” në Allianz Arena.
Blaugranët ende mund të kalojnë në fazën tjetër pa e rrëzuar kundërshtarin e tyre gjerman, por largimi nga Mynihu me një fitore është mënyra e vetme për të siguruar 100 për qind avancim pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Benficas dhe Dynamo Kyiv.
Një fitore në Allianz Arena nga Barcelona shihet si e arritshme nga presidenti i Barcelonës, Laporta.
“Të mundësh Bayernin është diçka që mund të arrihet. Do të ketë një mrekulli, jam i bindur që do të fitojmë”, ka thënë fillimisht Laporta për gazetën AS.
Barcelona can book their place in the #UCL last 16 with a win at Bayern Munich.
President Joan Laporta has no doubt it will happen. pic.twitter.com/AjDaogaD1n
— GOAL (@goal) November 26, 2021
“Xavi është shumë i motivuar dhe shumë i fortë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ne, mendoj se për momentin ardhja e Xavit ka gjeneruar pak respekt nga kundërshtarët tanë”.
“Ata [kundërshtarët] e dinë që ne mund ta bëjmë përsëri”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/