Barcelona pësoi humbje nga Bayern Munich të martën me rezultat 3-0, ndërsa menjëherë sot presidenti i klubit, Joan Laporta, ka vendosur të dërgojë një mesazh për tifozët e klubit.
Presidenti e pranoi publikisht se ai është lënduar nga rezultati, por ai u bëri thirrje tifozëve që të besojnë në bordin e klubit.
“Përshëndetje, Cules, unë jam aq i zemëruar dhe i lënduar sa ju”.
“Ajo që po ndodh është një nga skenarët që ne kemi menduar, dhe ju kërkoj të jeni të duruar dhe të vazhdoni të mbështesni ekipin”.
A message for all the culers: trust and support to our team. Do not doubt that we will solve this situation. Visca el Barça! pic.twitter.com/eBtxPQIeOj
— Joan Laporta Estruch🎗 (@JoanLaportaFCB) September 15, 2021
“Dhe gjithashtu ju kërkoj që të jeni të sigurt në udhëheqin e klubit. Ne kemi nevojë për besimin dhe kohën tuaj, dhe nuk kemi dyshim se ne do ta zgjidhim këtë situatë”, ka deklaruar ai.
Drejtorët e Barcelonës janë të vetëdijshëm se Bayern Munich është pretendent i Ligës së Kampionëve dhe e kuptojnë se ata janë superiorë ndaj Blaugranave.
Sidoqoftë, performanca e skuadrës e zhgënjeu Joan Laportan, i cili i ka besuar te Ronald Koeman. Për momentin, puna e holandezit nuk është në rrezik.
Në dy javët e ardhshme, Barcelona do të përballet me Granada, Cadiz dhe Levante në La Liga Santander, para se të luajnë ndeshjen e tyre të dytë të Ligës së Kampionëve kundër Benfica në Lisbonë më 29 shtator. /Telegrafi/