Site icon Telegrafi

Laporta infektohet me COVID-19

Joan Laporta ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, pas testeve PCR të realizuara gjatë ditës së djeshme.

Raportohet se presidenti i Barcelonës kishte rezultuar negativ mëngjesin e së martës në antigjene, por pak orë më vonë rezultatet e PCR kundërshtuan testin e parë, duke rezultuar pozitiv.

Kështu, Laporta do të duhet të kufizohet për shtatë ditët e ardhshme, çka do të thotë se nuk mund të ndjekë nga afër skuadrën e tij në ndeshjen e së shtunës në Granada.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Parimisht nuk është në rrezik prania e tij në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Real Madridit në Riad, që do të luhet më 12 janar.

Nga klubi theksohet se Laporta “kishte qenë në kontakt ditët e fundit me persona që kanë rezultuar pozitivë”, duke lënë të kuptohet qartë se mund të ishte infektuar në prezantimin e Ferran Torres, i cili po atë ditë pasdite doli pozitiv.

Kreu i klubit katalunas është duke punuar shumë që të sigurojnë disa transferime të mëdha, siç është edhe ai i Erling Haaland nga Dortmundi, por që rivalizohen nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version